Tottenham ka mundësi që të refuzojë ofertat që vijnë në drejtim të Gareth Bale, sipas kontratës së nënshkruar me Real Madrid-in verën e kaluar.
Presidenti i klubit, Daniel Levy, mendon që t’ia lë zgjidhjen e transferimit të Bale-s në dorë trajnerit të ardhshëm të skuadrës.
Në ndeshjen e fundit, Bale shënoi hat-trick përballë Sheffield United-it, duke treguar që është ende në gjendje të luajë në nivelin më të lartë.
Por, ky është muaji i fundit i Bale-it në huazim, me formulën 1-vjeçare që skadon në fillim të muajit korrik.
Paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit, mund ta bindin trajnerin e ri të klubit që ta mbajë Bale-in edhe një sezon.
Duke marrë parasysh gjendjen financiare të klubit, zgjatja e huazimit edhe për një vit me Uellsianin, do të ishte zgjidhja më e mirë.
Edhe pse Bale dëshiron rikthimin te Real Madrid-i, kjo duket shumë e vështirë me madrilenët që kanë vendosur të shikojnë për emra të rinj si Mbappe ose Haaland.
Tottenham shpreson që, nëse Bale nuk rinovon për sezonin e ardhshëm, ai nuk do të nënshkruajë me asnjë klub tjetër anglez.