Te Milan po aq të përqëndruar sa janë për të mbërritur në një nga vendet që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, aq janë edhe për të gjetur rinovimin me portierin Xhanluixhi Donaruma.
Portieri i kuqezinjve si gjithnjë kthehet në një telash kur i duhet të rinovojë kontratën, pasi i shtyrë edhe nga agjenti Mino Raiola, kërkon shuma të majme.
Megjithatë, drejtuesit kuqezinj janë duke punuar vazhdimisht për të gjetur gjuhën e përbashkët, edhe pse oferta prej tetë milionë eurosh është refuzuar. Donaruma ngul këmbë për 10 milionë euro të cilat në fakt është i gatshëm t’ia ofrojë Juventus.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Djalli do i gjejë resurset e duhura për gardianin apo do të dorëzohet përballë rivalëve nga Torino, pasi Donaruma duket i palëvzishëm nga kërkesat e tij.