Pronarët dëshirojnë që ta rrisin vlerën e klubit në 8 miliardë euro.
Pavarësisht protestave të mëdha këtë vikend nga tifozët e Manchester United, të cilat ishin arsyeja e pezullimit të derbit me Liverpoolin, familja e Glazers nuk e ka në plan që ta shes klubin, raporton “Guardian”.
Të dielën e kaluar, tifozët e “Djajve të Kuq” hynë me forcë në stadiumin “Old Trafford” për të protestuar kundër familjes Glazers, duke kërkuar shitjen e klubit dhe largimin e menjëhershëm të tyre, përcjell KosovaPress.
Në fakt, tani raportohet se pronarët e gjigantit anglez dëshirojnë që të investojnë shuma të majme, dhe ta ngritin vlerën e klubit nga 4 në 8 miliardë euro gjatë viteve në vazhdim.
Ndërkohë, pronarët Glazers gjatë viteve kanë qenë pre e shumë kritikave nga tifozët e klubit, ku së fundmi ato më të mëdha kanë qenë për përfshirjen në Super Ligën Evropiane, e cila edhe ka nxitur që fansat të revoltohen.