Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionet e Garave dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive.
Pas shqyrtimit të fakteve, Komisioni Disiplinor ka marrë vendimet e radhës.
Ndihmëstrajneri i Llapit, Bekim Mulliqi, gjatë ndeshjes Ballkani – Llapi në minutën e 32-të, në rrëmujën e krijuar nga lojtarët dhe bankinat e të dy ekipeve, ka goditur me grusht lojtarin e Ballkanit, Arbër Shala.
Mulliqi nga Komisioni Disiplinor është dënuar me tri ndeshje zyrtare dhe me gjobën prej 200 eurove.
“Ndihmëstrajneri i FC “Llapi“, Bekim Mulliqi, me nr. ID 011415M71. Në minutën e 32-të, në rrëmujën e krijuar nga lojtarët dhe bankinat e të dy ekipeve, godet me grusht lojtarin rezervë të FC Ballkani, Arbër Shala, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A dhe neni 40 paragrafi 1 pika C e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK dhe me gjobë prej 200 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet ne raport.