Marco Verratti, mesfushori italian i PSG, pas ndeshjes, ishte tepër i acaruar dhe madje akuzoi rëndë arbitrin Kjuipers.
Sipas lojtarit të ekipit francez, ky i fundit i ka thënë “ik q*u!”.
“Nëse e themi ne këtë fjalë, marrim padiskutim 10 ndeshje pezullim. Nuk është normale ajo që ai më tha…”, ka thënë mesfushori italian.
PSG u eliminua nga Manchester City derisa Di Maria u ndëshkua me karton të kuq.