Sot (e mërkurë) do zhvillohen tri super derbi në kuadër të xhiros së 33-të të Superligës së Kosovës.
Vëmendja do jetë mes dy rivalëve lokal, Gjilani – Drita.
Dy skuadrat duan vetëm fitore shkaku i rivalitetit të madh në qytet.
Ndërsa, Prishtina nuk do këtë punë shumë të vështirë, ngase është mysafir i Besës së Pejës, që ka të siguruar rënien nga liga.
Nga ana tjetër, do zhvillohet beteja e mbijetesës mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.
Të gjitha takimet nisin në ora 15:00.