Fabian Ruiz dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në Serinë A me Napolin për t’u rikthyer në Primera Division.
Mesfushori ka refuzuar çdo tentativë të klubit për të rinovuar kontratën, e cila skadon në vitin 2023, sepse objektivi i tij i vetëm është të luajë sërish në Spanjë.
Real Madrid, Atl. Madrid dhe Barcelona janë skuadrat e mëdha të interesuara për të dhe ai nuk ka preference mes tyre, por me një president si De Laurentiis është e vështirë të negociohet, pasi numri 1 i Napolit dëshiron 50 mln euro për lojtarin.
Një shifër që për momentin nuk mund ta ofrojë askush dhe për Ruiz rikthimi në Spanjë mund të shtyhet në verën e 2022.