Pas një sezoni tjetër fantastik me Atalantën, do të jetë e vështirë që Robin Gosens të qëndrojë me ekipin e Gasperinit, ndërsa disa skuadra të rëndësishme po përgatisin ofertat për mbrojtësin gjerman.
Në Itali janë Inter dhe Juventus por nuk mund të shpenzojnë 25 mln euro menjehërë në merkato, ndërsa një shumë të tillë është gati ta përmbushë Leicester City.
Rodgers bleu Castagne vitin e kaluar nga Atalanta dhe raportet mes klubeve janë shumë të mira.
Pas konfirmimit në Champions, bisedimet mund të intensifikohen më shumë.