Me akuza të rënda për gjyqtarin: “Na tha ik q*u”

Futboll

Me akuza të rënda për gjyqtarin: “Na tha ik q*u”

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:19
Me akuza të rënda për gjyqtarin: “Na tha ik q*u”

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti u shpreh tejet nervoz pas humbjes së djeshme nga Manchester City.

Në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, Man City e mposhti mbrëmë PSG-në me rezultat 2:0 për t’u kualifikuar në finale.

Pas ndeshjes, Verratti e akuzoi rëndë gjyqtarin Bjorn Kjuipers.

Sipas tij, gjyqtari i tha atij: “Ik, q*u”.

“Nëse e themi ne këtë fjalë, marrim padiskutim 10 ndeshje pezullim. Nuk është normale ajo që ai më tha”, ka thënë mesfushori italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat