Marçelo Lipi, trajneri kampion i Botës me Italinë në vitin 2006 ka komplimentuar Antonio Konten për fitimin e titullit me Interin, ndërsa thekson se zikaltërit me tre apo katër përforcime në merkato, mund të bëjnë edhe një Champions të bukur në sezonin e ardhshëm. Sakaq, Lipi shton se gara për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve nga kampionati është ende e hapur.
“Konte ka bërë një punë shumë të mirë, një bravo e madhe për të.
Shpresoj që Inter të vazhdoj me të dhe me tre apo katër lojtarë do të plotësonin organikën për të bërë një Champions të bukur në sezonin e ardhshëm.
Gara për Champions në kampionat? Gjithçka është e hapur, mungojnë edhe katër ndeshje. Është një luftë shumë entuziaste, tani pikët peshojnë shumë. Në këtë javë do të jetë një sfidë interesante si ajo mes Juventus dhe Milan, bardhezinjtë e kanë vetë në dorë kualifikimin”, u shpreh Lippi.