Lajmi i madh për futbollin, tifozët rikthehen në stadiume. Ja ndeshjet që do luhen me mbështetës
Duket se gjithçka po i rikthehet normalitetit, pas periudhës së pandemisë që pushtoi botën. Nga Anglia vjen lajmi i mirë në lidhje me rikthimin e tifozëve në stadiume.
Dy raundet e fundit në Premier Ligë do të luhen nën praninë e 10 mijë tifozëve. Është ky vendimi i marrë së fundmi, ndonëse nuk është dhënë ende zyrtarisht.
Gjithashtu është vendosur që në stadiume të ketë vetëm tifozë vendas dhe jo më shumë se 10 mijë. Shenja të mira këto, që konfirmojnë dhe njëherë se edhe futbolli po i rikthehet normalitetit.