Modelja shqiptare, Oriola Marashi, dhe futbollisti shqiptar nga Kosova, Eros Grezda, mendohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi kanë vendosur të heqin njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe gjithashtu edhe postimet e herë pas herëshme bashkë nuk ekzistojnë më.
Tashmë si Oriola dhe Erosi janë në “vëzhgim” nga rrjeti dhe sinjalin e parë nga modelja e morëm.
Oriola ka shpërndarë një video në Instagram ku shihet këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, gjatë vitit 2013 ku priste të dashurën e tij, Selenën.
Kjo e emocionoi Oriolën dhe shkruan: Kjo dhemb dhe nuk është as marrëdhënia ime
Mjaftoi kjo dhe në rrjet u konfirmua ndarja e çiftit.