Janë mbyllur tri takimet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës u mbyll me rezultatin 1-1, rezultat ky i cili nuk i konvenon aspak Dritës në luftën për titull.
I kënaqur me barazimin u shpreh trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili e cilësoi si një fitore të vogël barazimin ndaj rivalëve të qytetit.
“Ishte ndeshje e mirë me kushte optimale, për neve ishte me rëndësi që të mos e humbim këtë lojë, kishim shumë mungesa. Ishte rezultat i pranushëm, një fitore e vogël, me i kallxu opinionit se kush është baba. I kemi premtuar Skifterave. Sot vetëm 17 futbollistë ishin të gatshëm, të gjithë futbollistët gati u angazhuan të luajnë. Kështu luftohet për Gjilanin” – deklaroi Munishi.
Drita me këtë barazim mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë, tri më pak se Prishtina teksa Gjilani i cili është pa objektiva për pjesën e mbetur të sezonit ndodhet në vendin e katërt me 48 pikë.