Mesfushori i Real Madrid, Toni Kross pret që trajneri i klubit Zinedine Zidane do të qëndrojë edhe pas përfundimi të këtij sezone.
Në një intervistë para ndeshjes kundër Chelsea, Kross është pyetur për Zidane, raporton Biensport.
“Mendojë se ai do të jetë trajneri i jonë edhe sezonin tjetër”, tha Kross.
Duke qeshur ai shtoi se “Ai (Zidane) ka një kontratë”.
Kontrata e trajnerit francez skadon në qershor të vitit 2022.
Mirëpo Presidenti i klubit Florentino Perez sipas “El Confidencial” është duke shikuar për një renovim të mundshëm, duke e zgjatur deri në vitin 2024.
Zidane është trajner i Real Madrid që nga viti 2016.
Trajneri francez ka 11 tituj me “Los Blancos”, tre Liga të Kampionëve, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa Evropiane, dy liga spanjolle dhe dy Superkupa spanjolle.