Manchester United – Liverpool, caktohet data për zhvillimin e derbit më të madh anglez!
Super derbi anglez ndërmjet Manchester United dhe Liverpool u anulua për shkak të protestave të fansave të “Djajve të kuq” këtë të diel dhe data për zhvillimin e kësaj ndeshje është caktuar.
Fansat e United hynë brenda “Old Trafford” të dielën, dy orë para fillimit të takimit, ku protestuan kundër drejtueseve të klubit, vëllezërve Glazer.
Si shkak i protestave ndeshja u anulua dhe gjatë ditës së sotme u caktua data 13 maj me fillim prej orës 21:15.