Gjilani ka barazuar në derbin e xhiros së 33-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, derisa ka arritur ta ndalojë rivalin e përbetuar Dritën në një barazim (1-1).
Ky barazim ishte i mirëseardhur për skuadrën e Ismet Munishit, pasi që mungesat ishin të mëdha në këtë takim dhe ndër të tjerash arritën ta ndalnin rivalin e përbetuar për të vijuar rrugën drejt mbrojtjes së titullit.
Ivan Fustar dhe Darko Nikac kanë qenë dy nga futbollistët e lënduar.
Pas ndeshjes drejtuesit e klubit gjilanas e kanë konfirmuar lajmin për Gazetën “Sheshi” se i kanë ndarë rrugët me futbollistin malazez dhe kroat pasi që edhe kontrata iu skadon në fund të sezonit.
Darko Nikac ishe transferuar tek skuadra e Gjilanit sezonin e kaluar gjatë afatit kalimtar të janarit, kurse Ivan Fustar i ishte bashkuar Gjilanit në fillim të këtij sezonit.