Real Madridi ka publikuar 11-shen që do të startojë në “Stamford Bridge” kundër Chelseas.
Nga minuta e parë, për dallim nga ndeshja e parë, Zinedine Zidane i ka hedhur Eden Hazardin, Sergio Ramosin dhe Ferland Mendyn.
Për dallim nga ndeshja e parë, nga 3-5-2, Zidane e ka kthyer skemën e tij të preferuar 4-3-3, me Mendyn që kthehet në krahun e majtë të mbrojtjes, Ramos në qendër dhe në të djathtë në mungesë të Carvajal dhe Vasquez, është hedhur Nacho.
Ndeshja e parë në Madrid është mbyllur 1-1.