Madhështore! Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi në futboll.
Historike për skuadrën shqiptare, e cila po mahnit të gjithë me lojërat që po tregon në kampionat dhe në garat e Kupës, që ka një president të vyeshëm Pal Dreshaj.
Deçiqi si vendas sonte ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Iskrës nga Danillovgradi, ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar baras (0:0).
Futbollisti Danilo Peshukiç shënoi në minutën e 51-të për fitoren e madhe dhe skuadrën e tij e kualifikoi në finale.
Në finale do të ndeshen Deçiqi dhe Buduçnosti nga Podgorica.
Ja formacioni që u paraqit Deçiqi: Popoviq, Adroviq, Axhoviq, Bozanoviq, Dreshaj, Lulgjuraj, Nikoliq, Peshukiç, Rudoviç, Tuci dhe Vulaj.