Skuadra angleze siguroi sot biletën për në finale të Ligës së Kampionëve, ku arriti që ta eliminojë gjigantin spanjoll Real Madridin me rezultat të përgjitshëm 3:1.
Në ndeshjen e parë, “Blutë” e Londrës siguruan barazim 1:1 si mysafirë në “Alfredo Di Stefano”, kurse në ndeshjen e kthimit sot, Chelsea mposhti me rezultat solid 2:0 si vendas kundër “Galaktikëve” në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.
Padyshim që më i miri për Chelsean në ndeshjen e sotme ishte portieri Edouard Mendy i cili me pritjet e tij fantastike arriti që ta mbaj portën e paprekur kundër Realit, dhe kështu u vlerësua me notën 8.2.
Në anën tjetër, Reali tregoi një paraqitje të dobët, ku lojtari më i mirë i kësaj ndeshje për ta ishte mesfushori kroat Luka Modric, i cili u vlerësua me notën 7.3.
Më poshtë mund të gjeni notat e lojtarëve të Chelseat dhe të Real Madridit.
Chelsea (7.25):
Mendy (8.2), Christensen (7.0), Silva (6.9), Rudiger (7.3), Jorginho (7.6), Azpilicueta (7.0), Kante (7.3), Mount (7.3), Chilwell (6.5), Werner (8.1), Havertz (6.3)
Real Madrid (6.66):
Courtois (6.7), Nacho (6.5), Ramos (6.7), Militao (6.7), Mendy (6.4), Casemiro (6.7), Kroos (7.0), Vinicius Jr.(6.7), Modric (7.3), Benzema (6.4), Hazard (6.7)