Chelsea është kualifikuar tutje në finale të Ligës së Kampionëve, pasi eliminoi skuadrën e Real Madridit.
Kësisoj, Chelsea është bërë klubi i parë ndonjëherë që ka ekipin e meshkujve dhe femrave në finale të Ligës së Kampionëve brenda një sezoni.
Ekipi i meshkujve do të luajë në finale ndaj Manchester Cityt më 29 maj në Stamboll të Turqisë.
Në anën tjetër, ekipi i femrave do të luajë finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës më 16 maj.