Mbrojtësi i Arsenalit David Luiz thuhet se po konsideron të ardhmen e tij kohët e fundit, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.
Braziliani ka qenë një titullar i rregullt për Topçinjtë, por ai kohët e fundit është mënjanuar me dëmtime të shumta.
Kontrata e tij aktuale me klubin përfundon në qershor dhe akoma nuk dihet çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
Sipas Football.London, bordi i Gunners ka hedhur dyshime për t’i ofruar një kontratë të re njëvjeçare Luiz.
Luiz është në radar të disa klubeve të Major League Soccer, por paga e tij 120 mijë funta në javë është një problem.
Akoma nuk dihet në qoftë se Villarreal do të jetëi i gatshëm të luajë ndaj Villarreal sonte.