Duket se Eden Hazardit nuk është bërë vonë që skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe ai nuk qe në gjendje t’i ndihmojë ta arrijë finalen e madhe, megjithëse ishte 90 minuta në fushë.
Hazard është kritikuar ashpër nga tifozët e Real Madridit, pasi qeshi pa pushuar teksa u përshëndet me ish-bashkëlojtarët e vet, pas humbjes së Real Madridit 2:0 kundër Chelseat në gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Stamford Bridge.
Hazard, ish-futbollist i Chelseat, ishte titullar për Real Madridin, por nuk pati fije ndikimi dhe skuadra e tij u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Pastaj, pas përfundimit të ndeshjes, ai i uroi ish-bashkëlojtarët e vet për fitoren dhe u duk shumë i ngazëllyer dhe plot buzëqeshje.
Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë në Madrid, pasi tifozët e Real Madridit në rrjetet sociale e kanë kritikuar ashpër belgun.
Madje edhe emisioni televiziv, El Chiringiuto, i cili është i afërt me klubin, i ka reaguar ashpër Hazardit në një video të postuar në Twitter.
?HAZARD INCENDIA al MADRIDISMO con su RISA?
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 6, 2021
?¡REVIVE los mejores momentos de un @elchiringuitotv histórico! ?https://t.co/17NInDTxYW