Para 20 viteve Michel Platini ishte në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, atëkohë si ish futbollist i mirënjohur, ndërsa në vitin 2007 u zgjodh në krye të UEFA-së, derisa u largua 9 vite më vonë.
Gazetari i mirënjohur sportiv Safet Ademi tregon se në vitin 2001, e ka pyetur Platinin për Kosovë.
“Jam krenar që kontribuova për ‘Kosova në UEFA”.
Jam krenar që edhe penda e ime ka kontribuar në pranimin e Kosovës në UEFA.
Ishte viti 2001 kur Platini ishte në Shkup.
Në takimin me gazetarë për herë të parë u ballafaqua me pyetjen për pranimin e Kosovës në UEFA.
Kjo pyetje iu parashtrua me 29.03.2001.
Tekstin tim të asaj kohe të botuar në “Flaka””, tregon Ademi.
Cila ishte përgjigja e tij? “Kur Kosova do të pranohet në UEFA. A
jo tani me është e pavarur me të gjitha të drejtat ndërkombëtare dhe si e tillë i takon të jetë anëtare e UEFA-s-ë’, kështu mu përgjigj”, tregon Ademi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Pastaj Platini kishte thënë: “Do të duhet te presim e të shohim të gjitha dokumentet tona zyrtare që iu përkasin pranimit të anëtarëve te reja. Ne jemi këtu për sport dhe jo politikë”.