Ballkani nga Theranda duket se po dorëzohet në luftë për titullin e kampionit, sidomos me humbjen e sotme tronditëse, me rezultat 3:2 nga Arbëria e Dobrajës së Madhe.
Pak kush e ka pritur e besuar se Arbëria do të triumfojë në Therandë ndaj një skuadre pretendente për titull.
Në minutën e 7-të, Kreshnik Bahtiri kaloi në epërsi Arbërinë, ndërsa një minutë pa përfunduar pjesa e parë Shala barazon rezultatin 1:1.
Në pjesën e dytë, Arbëria ka shënuar edhe dy gola tjerë përmes Bahtirit (47’) e Llugiqit (66’). Në minutën e 87-të, Hoxha ngushton humbjen në 3:2.
Arbëria renditet në vend të tetë me 36 pikë dhe Ballkani zë pozitën e tretë me 67 sosh pas 33 jave në elitën e futbollit të Kosovës. Prishtina kryeson me 72 pikë, duke lënë pas Dritën me 70.
Superliga e Kosovës
Besa-Prishtina 3:0
Feronikeli - Trepça '89 2:0
Gjilani-Drita 1:1
Drenica-Llapi 3:2
Ballkani – Arbëria 2:3
Tabela
1. Prishtina 33 22 6 5 59:20 72
2. Drita 33 20 9 4 53:27 69
3. Ballkani 33 21 4 8 69:37 67
4. Gjilani 33 12 12 9 35:33 48
5. Drenica 33 10 11 12 32:42 41
6. Llapi 33 12 3 18 45:52 39
7. Feronikeli 33 9 11 13 38:32 38
8. Arbëria 33 10 6 7 38:53 36
9. Trepça ’89 33 10 6 16 31:47 36
10. Besa 33 2 6 25 25:85 12