Ka përfunduar java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka dalur fitimtare nga kjo xhiro, pasi për vete shënoi fitore, e konkurrentët për titull Drita dhe Ballkani dështuan, shkruan Gazeta Olle.
Kryeqytetasit tashmë janë kryesues me tri pikë larg Dritës në vendin e dytë, dhe pesë larg Ballkanit të vendit të tretë.
Pas këtyre rezultateve, nuk kanë munguar talljet e tifozëve të Prishtinë, “Plisat”, të cilët kanë postuar një foto në faqen e tyre, në të cilën shkruan: “Distancë sociale nga klubet sezonale”.