Llapi ka pësuar humbje në udhëtim nga Drenica me rezultat 4:2.
Edhe pas kësaj humbje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk është aspak i shqetësuar përkundër se skuadra e tij ende rrezikon barashin dhe rënien nga Superliga.
Ai për mikrofonin e “Art Sport” ka deklaruar se ka ndal shumë zëra për tolerime.
“Ndalëm shumë zëra se Llapi po luan me disa skuadra e ekipin e dytë dhe me disa të tjera me ekipin e parë. Luajtëm me ekipin e dytë edhe ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë siç është Drenica.
Fokusi ynë është te kupa dhe këtë e kam thënë nga fillimi i pranverës. Ne do të synojmë që të marrim maksimumin e pikëve nga ndeshjet e mbetura, por tifozët e Llapit duhet të jenë të qetë, pasi që Llapi asnjëherë nuk do të largohet nga liga”, deklaroi Batatina.
Pas kësaj disfate skuadra e Llapi zbret në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 39 pikë, ndërsa Drenica në pozitën e pestë me 41 pikë.