Legjenda e futbollit italian, Roberto Baxho ka bërë një deklaratë të bujshme duke u shprehur se është shumë i lumtur pa futboll.
Në një intervistë për “Il Venerdi”, Baxho gjeti rastin të fliste dhe për ndarjen nga jeta të Maradonës duke e cilësuar si nj ndër miqtë më të mirë në futboll.
Futbolli: “Unë jam i lumtur pa futboll. Së pari, të jesh në kontakt me natyrën, është gjëja më e bukur. Unë punoj me diçka që më kënaq. Më pëlqejnë gjërat e vogla, që në fund janë më të bukurat dhe më të kënaqshmet”.
Ndarja nga jeta e Maradonës: “Ishte një ndër personat që kisha më shumë afrimitet në botën e futbollit. Maradona shkroi histori në futboll dhe në Kupën e Botës. Isha me fat që e kisha mik dhe e kam humbur më shumë se kushdo tjetër”.
Mbyllja e stadiumeve: “Futbolli pa tifozë është shumë i trishtuar. Cilësia e ndeshjeve, interesi dhe rëndësia mungojnë pa tifozët, është me të vërtetë e trishtueshme”.