Sipas asaj që rapoton “Corriere dello Sport”, Tottenham është vënë në ndjekje të trajnerit të Interit, Antonio Conte.
Gazeta shkruan se presidenti i londinezve, Daniel Levy po kërkon të ndërmarrë një projekt ambicioz vitin tjetër me ekipin e Tottenham dhe afrimi i Contes në krye të ekipit do ishte hapi i parë i madh për projektin e ri, transmeton Panorama.
Conte e njeh mjaft mirë Premier Ligën pas 2 viteve të kaluara në krye të Chelsea teksa fitoi Premier Ligë në sezonin 2016/17 dhe një Kupë lige.
Për momentin këto janë vetëm zëra, pasi drejtuesit e Interit pas fitimit të titullit kampion janë shprehur se Konte do vazhdojë të jetë trajner i zikaltërve dhe sezonin tjetër.