Skuadra e futbollit Deçiqi nga Tuzi kremton kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi.
Ata tani po përgatiten për finalen e madhe kundër Buduçnostit nga Podgorica, e cila do të zhvillohet me 1 qershor.
Skuadra shqiptare është shumë afër daljes në Evropë.
“Fitore e madhe në gjysmëfinalen e Kupës se Malit te Zi ndaj një kundërshtari të fortë Iskrës së Danillovgradit.
Për herë të parë në historinë 95-vjeçare skuadra jonë kualifikohet në finalen e Kupës së Malit të Zi, si dhe është shumë afër kualifikimit në kupat europiane”, shkruan në faqen e KF Deçiqi.