Futbollisti Igball Jashari shumë shpejtë mund të vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.
Nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, ka marrë ofertë nga skuadra gjermane Leipzig.
Menaxheri i tij, Fazli Jashari thotë se këtë muaj planifikojnë të udhëtojnë në Gjermani.
“Me 14 maj pritet që ta dërgojmë Igballin në prova te Leipzigu. Shpresojmë që Gjermania të lehtësojë masat anti-covid që të mos kemi probleme me udhëtimin” deklaroi Jashari për io.
Igballi është 16 vjeçar dhe luan si mesfushor.
Muajin e kaluar ai u ftua te kombëtarja U17 e Kosovës për miqësoret me Bullgarinë.