Ka filluar ndeshja në stadiumin “Olimpico” mes AS Romës dhe Manchester United, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Evropës.
Padyshim që “Djajtë e Kuq” gjenden me një këmbë në finale, pasi që në ndeshjen e parë si vendas shkatërruan skuadrën e Romës me rezultat të thellë 6:2.
Romës i duhet një mrekulli për ta rikthyer rezultatin në të mirë të tyre, kurse Manchester United i mjafton barazimi, që të vazhdoj në finale të këtij kompeticioni.
Rezultati i ndeshjes së parë:
Manchester United 6 – 2 AS Roma