Real Madridit i humb durimi

Futboll

Real Madridit i humb durimi

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:27
Real Madridit i humb durimi

Real Madridit i humb durimi!

Real Madrid shpenzoi 100 milion euro për Eden Hazard në verën e vitit 2019. 30-vjeçari belg realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij tek ekipi i Zinedine Zidane.

Shumë dëmtime, probleme fizike të pafunda dhe pak eficencë në ato takimet që ka luajtur. Fantzisti po qëllon një investim i gabuar deri tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në shitje.

Mediat spanjolle raportojnë se mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Real Madrid sipas drejtuesve të klubit të famshëm iberik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat