Interi i cili është aktualisht kampion i Italisë për sezonin futbollistik 2020/21 me katër javë përpara mbylljes së kampionatit, ka ftuar tifozët e saj për të festuar titullin e 19 të Serisë A.
Me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, klubi zikaltër njofton se pas ndeshjes ndaj Sampdorias e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 do të festohet me përgjegjësi në bazë të protokollit anti-COVID. Gjithashtu klubi zikaltër me anë të rrjeteve sociale ka sqaruar për të gjithë tifozët e saj që të bëjnë një foto me nuancat zikaltër dhe më pas klubi t’i publikojë gjatë sfidës ndaj skuadrës nga Liguria.
Interi i ka bërë thirrje tifozëve për distancim social, të përdorin maskën dhe të qëndrojnë larg çdo lloj grumbullimi masiv pasi përbën rrezik për jetën e individëve.
KOMUNIKATA ZYRTARE E INTERIT –
“Me rastin e ndeshjes ndaj Sampdorias, e cila është e planifikuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, klubi i Interit njofton të gjithë tifozët të festojnë titullin e 19 me përgjegjësi, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Të gjithë për të respektuar rregullat anti-COVID.