Atletico Madrid ishte një nga 12 skuadrat që kanë kërkuar krijimin e Superligës, një projekt i udhëhequr nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez dhe nga homologu bardhezi Andrea Agnelli.
Një projekt që dështoi pas tërheqjes së klubeve angleze të përfshira (Manchester United, City, Liverpool, Chelsea, Arsenal e Tottenham).
“Superliga ishte një zgjidhje e madhe për futbollin.
Kur të njihen detajet, njerëzit do të jenë në favor”, ka thënë presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo.