Tashmë janë bërë të ditura edhe delegimet për ndeshjet e javës së 34-të në Superligë.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të zhvillohen të dielën nga ora 15:00.
Vëmendja kryesore e kësaj jave do të jetë në Gjilan, aty ku takohet skuadra e dytë me të tretën, Drita dhe Ballkani.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në “Fadil Vokrri”, aty ku skuadra lidere, Prishtina, e pret Feronikelin.
Në ndeshjet tjera takohen: Trepça ’89 – Gjilani, Arbëria – Drenica dhe Llapi – Besa.