Pas humbjes shokuese nga Arbëria, Ballkani njoftoi se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Sot, klubi nga suhareka njofto se kush do ta udhëheq skuadrën në tri xhirot e mbetura të Superligës.
Ardian Basha, ndihmëstrajneri i deritashëm, do të jetë timonieri i skuadrës, ndërsa zëvendëstrajner do të jetë Edon Gashi, i cili është trajner i juniorëve në klubin e Ballkanit.
Ballkani të dielën zhvillon ndeshjen ndaj kampionit aktual, Dritës, në Gjilan. Përballja do të jetë e vështirë, me të dyja skuadrat që po mundohen ta sigurojnë së paku vendin e dytë dhe daljen në Evropë.