Zbulohet sa para ka arkëtuar Real Madridi nga Champions

Futboll

Zbulohet sa para ka arkëtuar Real Madridi nga Champions

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:08
Zbulohet sa para ka arkëtuar Real Madridi nga Champions

Përpos eliminimit në gjysmëfinale, Real Madrid ka fituar shuma të mëdha parash. Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan raportohet se ka arkëtuar 113 milionë euro, vetëm nga Liga e Kampionëve në këtë sezon.

“AS” raporton se Real Madrid ka fituar kaq para në Ligën e Kampionëve, të cilat mund të ndihmojnë klubin në transferimin e lojtarëve.

Marrë parasysh faktin se këtë sezon skuadrat nuk kanë gjeneruar shumë para nga stadiumet, shitjet dhe gjërat e tjera, këto para do të jenë një shtysë e madhe për ‘Galaktikët’, të cilët duan të bëjnë transferime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, deklaroi se klubi nuk do të mund të shpenzojë shumë në qoftë se nuk krijohet Superliga Evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat