Luis Suarez nuk është një kundërshtar i zakonshëm për Barcelonën.
Sulmuesi uruguaian luajti gjashtë sezone te skuadra katalane dhe la gjurmët e tij si një nga numrat “9” më të mirë, në mos më i miri, në historinë e klubit.
Për gjashtë vite, Suárez luajti gjithsej 283 ndeshje dhe shënoi plot 195 gola për “blaugranat”, një shifër që e vendos atë në shkallë më të ulët të podiumit (vendi i tretë) sa u përket golashënuesve më të mirë të historisë së Barçës, pas Messit dhe César.
Këtë të shtunë do të jetë hera e parë që Suárez kthehet në “Camp Nou” i veshur me një fanellë tjetër dhe te Barça tashmë kanë filluar të përgatisin kthimin e uruguaianit.
Pavarësisht se është një ndeshje e rëndësishme kundër rivalit më të madh për titullin e LALigas, në llogarinë zyrtare të klubit, në Twitter, u postua një mesazh mikpritjeje dhe vlerësimi për sulmuesin tashmë 34-vjeçar.
“Ne ishim shokë skuadre. Sot, rivalë. Por gjithmonë miq”, lexohet në tekst.