Formati i ri i Champions League mund të ‘detyrojë’ ligat kombëtare të ndryshojnë numrin e skuadrave në elitën e futbollit vendor.
Sipas gazetës La Repubblica, ligat më të mëdha Evropiane, duke përfshirë Serinë A, mund të reduktojnë numrin në 18 skuadra për të balancuar numrin e ndeshjeve që do luhen brenda një stinori.
Formati i ri i prezantuar nga UEFA për garën më të madhe Evropiane për klube që do të hyjë në fuqi në edicionin 2024/25, parasheh një numër shumë më të madh të ndeshjeve që do të luhen në kuadër të kësaj gare.
Sipas mediave italiane, klubet italiane do të mblidhen të diskutojnë për mundësinë e reduktimit të skuadrave në Serie A.
Ndërkohë, “Coppa Italia” do të luhet me vetëm 40 skuadra që do të përfshijnë klubet e Serie A dhe Serie B.