Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 07.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës si dhe të xhiros së 25-të të Ligës së Parë.
Pas shyrtimit të të gjitha fakteve, Komisioni disiplinor ka dënuar kryetrajnerin e A&N, Megzon Visokën.
Në incimin e shqytruar nga disiplina, Visokën e ka dënuar me dy ndeshje mos-udhëheqje të skuadrës shkak i ofendimeve të rënda dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarit të ndeshjes, në takimin me Lirinë.
Kryetrajneri i A&N, Megzon Visoka, ID.nr.010348M88, i cili në minutën e 90+ ofendon rëndë dhe kërcënon gjyqtarin kryesor në ndeshjen e javës së 25-të, Liga e Parë, Grupi B, A&N – Liria, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të skuadrës sipas radhës organizuara nga FFK.