Eden Hazard ka shkaktuar shumë polemika pas Chelsea-Real Madrid për shkak të të qeshurave të tij me ish-shokët e skuadrës.
Pavarësisht faljes së kërkuar nga sulmuesi, ka nga ata që nuk e kuptojnë sjelljen e tij. Mes tyre është edhe babai i shokut të skuadrës së Hazard, Courtois.
Zoti Thierry, në fakt, e ka kritikuar Eden për mungesë zgjuarsie.
“Nuk ka qenë shumë e zgjuar nga Hazard të bëjë atë që ka bërë”, ka thënë babai i Courtois për HLN Sportcast. “Ndoshta nuk e ka bërë me dashje, por ato imazhe janë të dhimbshme për tifozët”.
Pavarësisht nga kjo, Thierry beson se nëse Hazard do ta ndihmojë skuadrën të fitojë La Liga-n, tifozët mund ta falin.
“Besoj se nëse do ta ndihmojë Real-in të fitojë kampionatin, gjithçka do të harrohet dhe falet. Gjithsesi, mendoj se Sergio Ramos ose dikush tjetër duhet të flasë patjetër me Hazard për atë që ka ndodhur”.