Para se të nënshkruante për Torinon, mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte cak i dy klubeve të tjera italiane.
Fjala është për dy klubet e Serie A, Hellas Veronën dhe Atalanta.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “CalcioHellas”.
“Kam biseduar me Atalantan dhe Veronan, por në fund ne vendosëm për Torinon dhe jemi të lumtur” – ka deklaruar Aliaj.
Mërgim Vojvoda është pjesë e Torinos që nga viti i kaluar dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024.