Finalja e Ligës së Kampionëve mund të mos mbahet në Stamboll.
Kjo pasi qeveria e Britanisë së Madhe po kërkon zhvendosjen e saj.
Sipas gazetarit të “The Telegraph”, Ben Rumsby, Qeveria britanike po kërkon zhvendosjen e finales së Ligës së Kampionëve.
Kjo kërkesë nga qeveria bëhet pasi ka futur Turqinë në listën e “kuqe” të vendeve me rrezikshmëri të lartë.
“Qeveria në negociata për ta sjellur finalen e Ligës së Kampionëve në Angli, pasi Turqia është vendosur në “Listën e Kuqe” për udhëtim”, ka shkruan gazetari, Ben Rumsby.
Finalja e Ligës së Kampionëve është paraparë të zhvillohet në Stamboll me 19 maj, këtë e ka konfirmuar edhe UEFA, por qeveria britanike si duket ka një mendim tjetër.