Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3:1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.
Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.
Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.
KUKËSI-VLLAZNIA 3:1
Eze 5′, Taipi 35′ (p), Gavazaj 90+3 / Ardit Hoxhaj 51′ (p).