Ronald Koeman nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Barcelona nesër do të ndeshet me Atletico Madrid në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.
Ronald Koeman u dënua në ndeshjes ndaj Granadas me dy ndeshje mos-lojë, por vendimi për pezullimin e holandezit u apelua nga Barcelona.
Tani, është bërë e ditur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar kërkesën e Barcelonës.
Dënimi do të mbetët në fuqi dhe kjo do të thotë që Koeman nuk do të jetë i pranishëm në duelin ndaj Atletico Madridit.