Riyad Mahrez ka folur për ecurinë e Manchester City-t në Champions dhe Premier League në një intervistë të dhënë për L’Equipe.
“Goditja ime e dënimit në gjysmëfinalen e parë kundër PSG-së? Në atë moment mendova se kisha gabuar gjuajtjen, por më pas kam parë topin që ka përfunduar në rrjetë. Kemi qenë edhe me fat në atë rast”, ka thënë ylli i City-t.
Nga Champions te Premier League, me titullin pothuajse të siguruar:
“Në vjeshtë, kur rezultatet nuk ishin të mira, u kam thënë të gjithëve: ‘Do të jemi kampionë’. E dija se nuk ishim përgatitur gjatë verës dhe se ishim afër hapit të rëndësishëm. Besoj se kthesa ka ardhur pas fitores ndaj Southampton”, ka vazhduar Mahrez.