Numri një i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka dërguar një mesazh Barcelonës.
Ai ka kërkuar që ta lënë të qetë Neymarin.
Neymar është në PSG që nga viti 2017 kur u ble për 222 milionë euro, por ka zëra se Barcelona dëshiron ta rikthejë, edhe pse është e vështirë ekonomikisht.
Sido që të jetë, Neymar në anën tjetër raportohet se është afër të arritjes së marrëveshjes me PSG-në për rinovimin e kontratës dhe Al-Khelaifi i ka kërkuar Barcelonës; “Lëreni të qetë Neymarin”.