Skuadra e Lilles vetëm 180 minuta larg titullit kampion në Francë, që do të ishte i katërti në historinë e këtij klubi.
Në javën e 36-të të Ligue 1, kryesuesit mposhtën 0-3 Lensin, duke shkuar +4 nga PSG, që luan të dielën në fushën Rennes.
Në “Stade Bollaert-Delelis” futbollitët e Lilles dominuan në çdo drejtim, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë më golat e Burak Yilmaz, me sulmuesin turk që e gjeti rrugën e rrjetës në minutat 4’ dhe 40’.
Në pjesën e dytë, Lille realizoi edhe të tretin me David, duke e fituar krejt takimin me rezultatin e thellë 0-3. Nëse fiton edhe dy takimet e mbetura ndaj Saint Ettiene dhe Angers, Lille do të zbresë nga froni i kampionit PSG-në.
Megjithatë, goli i dytë i Burak Yilmaz ishte i mrekullueshëm, me sulmuesi turk që shënoi me këmbën e majtë një gol spektakolar.
Ja pamjet nga goli i shënuar – VIDEO