Aktorja e filmave uron Villarealin, klubi e fton në finale!
Pas kualifikimit në finalen e Europa League për herë të parë në histori, Villarreal festoi në fushën e “Emirates” duke kënduar në kor “A Polonia” (“le të shkojmë në Poloni”), duke iu referuar vendit ku do të luhet finalja kundër Manchester United.
Disa përdorues të internetit e lidhën “A Polonia” me aktoren e filmave për të rritur, Apolonia Lapiedra. Bukuroshja spanjolle u përgjigj me shaka:
“Ata me siguri do të fitojnë në Poloni për shkak të efektin “Apolonia” … forca !!!!@VillarrealCF “. Pas këtij reagimi, klubi i Villarealit e fitoi në finale e madhe.