Stadium modern, Superiores i shtohet sezonin tjetër një impiant për ndeshje ndërkombëtare
“Zeqir Ymeri” në Kukës bëhet impianti i katërt modern dhe i gatshëm për të pritur ndeshje ndërkombëtare.
Dje u premtua që në shtator do të jetë gati që Kukësi të luajë në shtëpi.
Pas stadiumit më modern, “Air Albania”-s, dhe “stadiumeve “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Loro Boriçi” në Shkodër, Kukësi bëhet pika e katërt në vend që ndërhyhet me rindërtim total të impiantit të futbollit.
Verilindorët do i luajnë më në fund në shtëpi ndeshjet e sezonit të ardhshëm, pasi këtë sezon kanë shtegtuar në stadiume të ndryshme.